Shkurt.ch
6 vjet e vdekur në veturë, askush nuk e vëren mungesën e saj!
Bari para banesës së gruas është kositur rregullisht gjatë gjithë kohës dhe në kutinë postare nuk janë grumbulluar letrat...
Kishte gjashtë vite që fqinjët nuk e ishin parë më. Ndërsa ata po mendonin se ajo mund të jetë shpërngulur, trupi i vdekur i fqinjës së tyre gjatë gjithë kohës po kalbej në veturën e saj në një garazh të qytetit amerikan Pontiac.
Kufoma e mumifikuar është gjetur në ulësen e prapme të veturës.
Ajo kishte të veshura xhinse, një bluzë dhe një mantel shiu. Dritaret e makinës kishin qenë të mbyllura. Ndërkohë, pas kryerjes së obduksionit, mjekët kanë konstatuar se gruaja fatkeqe nuk ka qenë viktimë e ndonjë vdekjeje të dhunshme. Por, shkaku i vdekjes megjithatë nuk ka mundur të konstatohet, shkruan macombdail.com.
Fqinjët kanë pohuar se bari para banesës së gruas është kositur rregullisht gjatë gjithë kohës dhe se po ashtu në kutinë postare të saj nuk janë grumbulluar letrat.
Gjithashtu edhe faturat gjatë gjashtë vjetëve të mungesës së saj janë paguar rregullisht, pasi që ajo në të gjallë të saj e kishte rregulluar që kjo të behej automatikisht nga banka. Të gjitha këto kanë bërë që mungesa e saj të mos binte në sy.
Focus.de shkruan se gruaja e vdekur është me prejardhje gjermane.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












