Shkurt.ch
60 mijë të rinj nuk janë të regjistruar në zyrat për punësim
Statistikat zyrtare tregojnë se rreth 20,000 të rinj janë të papunë. Ekonomisti, Michael Siegenthaler thotë se janë shumë më tepër.
20’640 të rinj në përputhje me statistikat e Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) janë të papunë në Zvicër. Në këto statistika janë të regjistruar vetëm të rinjtë nga 15 deri në 24 vjeçare, të cilët janë regjistruar në ndonjërn nga qendrat rajonale të punësimit (RAV).
Numri i të rinjve që kërkojnë punë është shumë më i madh, siç shkruan “Sonntagszeitung”, përcjell albinfo.ch. Në tremujorin e dytë llogariten një nga tre të rinj të paregjistruar në RAV.
Në RAV çdo vit rreth 10.000 deri 20.000 të rinj janë të regjistruar si të papunë. Sipas Michael Siegenthaler, ekonomist për hulumtime ekonomike në ETH Zürich, varësisht nga tremujori, 25,000 deri 60,000 të rinj janë në kërkim të një vendi pune, e të cilët nuk janë të regjistruar në RAV.
Rreth 130,000 intervista telefonike nga Zyra Federale e Statistikave në bazë të kritereve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO tregojnë një shkallë të papunësisë prej 6.8 për qind të të rinjve ndërsa sipas SECO-s kjo shkallë është vetëm 3.7 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










