Kosova
612 ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së
Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 të tjerëve rezervë, përcjell albinfo.ch.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor deri më 15 janar 2023.
Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim.
Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës: Të kenë zotësi të plotë për të vepruar; Të ketë të përfunduar shkollën e mesme: Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit; Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë; Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet e tjera; Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit; Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra; Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës, duke përfshirë edhe pirsingun; (kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);
Këto janë dokumentet e nevojshme për aplikim:
Diploma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj);Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit);Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;Foto portret 4×4 për aplikim (elektronike);Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon); Dokumenti i zotësisë së veprimit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













