Shkurt.ch
626 rekrutë, bien në provimin e sigurisë
Shkas për ashpërsimin e kontrollit të rekrutëve qe bërë vrasja e një vajze 16 vjeçe, e kryer në vitin 2007 e kryer në Cyrih nga një i ri, me armë të ushtrisë
Nga vera e vitit 2011 në Zvicër të gjithë rekrutët ushtarakë i nënshtrohen një testimi të sigurisë. Kjo bëhet për të parandaluar personat që paraqesin rrezikshmüeri, të shërbejnë në forcat e armatosura dhe të kenë armë në duar. Gjatë vitit 626 përmes këtij testimi, 626 nga gjithsej 38407 rekrutët janë vlerësuar si të rrezikshëm dhe janë përjashtuar nga shërbimi ushtarak.
Me rastin e testimit bëhet kontrollimi i akteve eventuale penale të kryera nga rekrutët ose fakti nëse ata kanë qenë të burgosur. Përmes kësaj procedure është parë se rreth 10 për qind të personave që i nënshtrohen detyrimit ushtarak, janë tashmë në regjistrin e delikteve .
Para fillimit të shërbimit ushtarak, rekrutët i nënshtrohen edhe një testimi plotësues të rrezikshmërisë. 281 rekrutë pas këtij testimi marrin një ndalesë të përkohshme shërbimi, pasi që ata kanë rënë në konflikt me ligjin në kohën në mes të testimit të parë dhe fillimit të shërbimit ushtarak.
Shkas për ashpërsimin e kontrollit të rekrutëve qe bërë vrasja e një vajze 16 vjeçe, e kryer në vitin 2007 e kryer në Cyrih nga një i ri, me armë të ushtrisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën












