Jeta në Zvicër
65.3 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën
Shumë prej tyre duke ikur nga luftërat janë përballur me pengesa të reja, ligje më të ashpra dhe ksenofobi nëpër kufij, tha UNHCR në një raport të titulluar “Global Trends”. Bëhet fjalë për të dhënat që kanë të bëjnë për vitin 2015. Në raport thuhet se bazuar në numrin e përgjithshëm të popullatës së botës […]
Shumë prej tyre duke ikur nga luftërat janë përballur me pengesa të reja, ligje më të ashpra dhe ksenofobi nëpër kufij, tha UNHCR në një raport të titulluar “Global Trends”. Bëhet fjalë për të dhënat që kanë të bëjnë për vitin 2015.
Në raport thuhet se bazuar në numrin e përgjithshëm të popullatës së botës prej 7.4 miliardë, një në 113 njerëz në botë janë tani ose azilkërkues, të zhvendosur ose refugjatë.
Luftimet në Siri, Afganistan, Burundi dhe Sudanin Jugor shkaktuan eksodin e fundit, tha UNHCR në një raport të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Vitin e kaluar vendet e zhvilluara kanë vendosur një rekord me 2 milionë azilkërkues të rinj, thuhet në raport. Gati 100.000 fëmijë janë të pashoqëruar apo të ndarë nga prindërit e tyre, e cila është tri herë më shumë se më parë, më 2014.
Gjermania, ku çdo i treti azilkërkuesit është me origjinë nga Siria, është duke udhëhequr me 441,900 aplikime për azil, e ndjekur nga SHBA-ja me 172.700 dhe shumica e kërkuesve të azilit afrikanë kanë ikur nga përleshjet mes bandave të drogës në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore.
Në vendet në zhvillim janë ende duke u vendosur 86 për qind e refugjatëve në botë, kryesisht në Turqi, e cila ka 2.5 milionë sirianë, e ndjekur nga Pakistani dhe Libani, thuhet në raport.
Azilkërkuesit, të cilët kanë ikur nga varfëria, konflikti dhe persekutimi, po përballen gjithnjë e më shumë me pengesa dhe nga ksenofobia, thuhet në raportin e UNHCR-së.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua Policia kantonale e Cyrihut sekuestroi 24,000 bimë - U gjetën armë dhe para, u arrestuan tre... -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë














