Lajme
69 raste të reja me Covid-19 në Zvicër, BAG flet për “rritje shqetësuese”
Drejtori i BAG, Pascal Strupler ka deklaruar se "numri i personave të infektuar rishtas është rritur përsëri gjatë ditëve të kaluara. Kjo është shqetësuese!"
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 69 infeksione të reja me virusin korona brenda një dite. Kanë qenë gjithsej 31.555 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19 deri tani, njofton të Shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan sda.ch
58 infeksione të reja ishin raportuar të premten, 52 të enjten dhe 44 të mërkurën. Kjo është dita e pestë me radhë që numri i infeksioneve po rritet, shkruan albinfo.ch Ky numër ishte më i ulët në fillim të javës, 22 të martën dhe 18 të hënën.
Deri më tani në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit kanë vdekur 1,682 njerëz që kishin qenë të testuar pozitivisht për Covid-19. Zyra F
Në një twitter të shkruar të shtunën, drejtori i BAG, Pascal Strupler ka deklaruar se numri i personave të infektuar rishtas është rritur përsëri gjatë ditëve të kaluara, transmeton albinfo.ch. Kjo është shqetësuese. Higjiena dhe mbajtja e distancës, pavarësisht të zbutjes së masave, duhen respektuar patjetër dhe janë urgjente.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












