Shkurt.ch
7.5 milionë fr. paga mesatare e shefave të kompanive të mëdha
Pagat e krerëve të kompanive të mëdha zvicerane të cilat janë të radhitura në indeksin e bursës SMI gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje prej afër 12 për qind. Siç e tregon një studim i publikuar sot i kompanisë konsultative PwC, mesatarja e pagave të shefave të firmave në fjalë ka qenë 7.5 milionë franga.
Ndërsa te pagat e shefave të kompanive të mesme dhe të vogla, sidomos në krahasimin afatgjatë bie në sy ngritje më e lartë në raport me homologët e tyre të mëdhenj, konstaton studimi. Kështu, nëse shefat e firmave të vogla dhe të mesme kanë fituar 20 për qind më shumë se para 8 viteve, shefat e firmave të mëdha gjatë kësaj periudhe kanë pësuar rënie të të ardhurave të tyre për 8 për qind.
Paga mesatare e shefave të kompanive të mesme gjatë vitit 2014 ka qenë 4.2 milionë franga, që është për një të pestën më shumë se në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












