Lifestyle
‘7 Days in Entebbe’, premierë në Berlinale
Ngjarja e vërtetë, me ç’rast ishte rrëmbyer një aeroplan izraelit në Athinë dhe u dërgua në Ugandë, tregohet nëpërmes filmit ‘7 Days in Entebbe’ të regjisorit Jose Padilha. Rolet kryesore në këtë film i kishin Rosamund Pike dhe Daniel Bruehl.
Filmi ‘7 Days in Entebbe’, i cili u dha premierë në Berlinale, përqendrohet në pengje dhe rrëmbyesit e tyre, dy militantë nga Fronti Popullor për Lirimin e Palestinës dhe dy persona nga grupi ultra-majtist i Gjermanisë Perëndimore, përcjell albinfo.ch.
Aeroplani ishte në rrugëtimin nga Tel Avivi në Paris më 27 qershor 1976, kur katër persona pas ndalesës që aeroplani bëri në Athinë, e rrëmbyen atë dhe e dërguan në këtë qytet të Ugandës.
Rosamund Pike, e cila në këtë film flet anglisht me theks gjerman, aktron njërën prej militanteve nga Celula Revolucionare e Gjermanisë Perëndimore. Jacques Lemoine, inxhinier, i cili po ashtu i mbijetoi këtij rrëmbimi, ishte në premierën botërore në Berlinale. ‘7 Days in Entebbe’ është një prej 400 filmave që do të shfaqet në Berlinale, ndonëse nuk garon për Ariun e Artë.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












