Kuriozitete
7 rekorde në rrjetet sociale më 2017
Për fund të vitit, uebfaqja e librit të rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur shtatë rekorde të thyera sivjet në internet
Rekorde të shumta në rrjete sociale janë thyer edhe në vitin 2017.
Për fund të vitit, uebfaqja e librit të rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur shtatë rekorde të thyera sivjet në internet, transmeton Albinfo.ch.
- Fotografia më e pëlqyer në Instagram
Këngëtarja Beyonce në shkurt hyri në histori me fotografinë më të pëlqyer në rrjetin social Instagram. Ajo në këtë fotografi ka më shumë se 11 milionë pëlqime.
https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/
- Më së shumti shikime të një maceje në YouTube
Në maj, macja Maru arriti në 340 milionë klikime në YouTube duke hyrë në histori të kësaj faqeje.
https://www.youtube.com/watch?v=DCofdZITUEY
- Kanali më i shikuar i një fëmije
Në vitin 2017, fëmijët nuk mund të ndaleshin së shikuari Ryan ToysReview. 6-vjeçari ka pasur rreth 12 miliardë shikime deri në muajin maj.
- Mesazhi më i rishpërndarë në Twitter
Muaji maj del të jetë shumë i suksesshëm në rrjete sociale. 17-vjeçari Carter Wilkerson kishte postuar në atë kohë mesazhin më të shpërndarë në rrjetin social Twitter. Ai kishte kërkuar nga ndjekësit 18 milionë shpërndarje që të hante falas për një vit te “Wendy’s”, por arriti në 3.4 milionë shpërndarje duke hyrë në histori. Edhe pse s’e arriti kërkesën, ai fitoi ushqimin falas për një vit.
- Personi i parë që grumbulloi 100 milionë ndjekës në Twitter
Në një ditë në qershor, këngëtarja Katy Perry u bë personi më i ndjekur në Twitter dhe u bë personi i parë që arriti të bëjë 100 milionë ndjekës.
- Video më e shikuar online
“Despacito”, hiti i madh i vitit 2017, në këtë vit arriti më shumë se 3 miliardë klikime në YouTube, që mjaftuan për të thyer rekordin e shkuar. Tani kjo video ka më shumë se 4.5 miliardë klikime.
- Mashkulli me më së shumti ndjekës në Twitter
Pak muaj pasi u thye rekordi tek gjinia femërore, Justin Bieber u bë mashkulli më i ndjekur në Twitter. Ai tani ka 105 milionë ndjekës.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











