Lajme
7 viktima brenda një jave në një shtëpi të të moshuarve në Freiburg
Sipas komunikatës, shifrat në fjalë nuk janë përfshirë ende në statistikat zyrtare
Në shtëpinë e të moshuarve në Siviriez (Kantoni Freiburg), pas testit të bërë për koronavirus, javën e kaluar kanë rezultuar pozitivë 37 persona. 53 veta tashmë janë infektuar, shkruan sda.ch.
Shtatë veta kanë vdekur, siç njoftojnë të mërkurën shërbimet shëndetësore dhe sociale të Freiburgut.
Ato shkruajnë se 34 nga të infektuarit janë banorë dhe 19 të tjerët, punonjës të shtëpisë në fjalë, transmeton albinfo.ch. Për shkak të numrit të madh të punonjësve të infektuar, Zyra Mjekësore Kantonale e Fribourg tani ka kërkuar që banorët e shtëpisë së të moshuarve të pranohen në spital.
Sipas komunikatës, shifrat në fjalë nuk janë përfshirë ende në statistikat zyrtare.
Një shpërthim i koronavirusit është regjistruar edhe në Bulle FR. Në shtëpinë e të moshuarve “Maison Bourgeoisiale”, 21 banorë dhe 13 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivisht, përcjell albinfo.ch. Deri më tani aty ka ndodhur një vdekje nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














