Lajme
7 vjet burgim për vrasjen e gruas: Kosovari ka vepruar me “përgjegjësi të kufizuar”
I akuzuari, pas krimit ishte larguar me makinë me ç`rast kishte pësuar një aksident që e kishte lënë me pasoja të rënda shëndetësore
Në mars të vitit të kaluar (2022), një burrë kishte goditur gruan e tij me një shkop metalik. Ajo kishte vdekur nga pasojat e goditjeve, ndërsa ai tani është dënuar për vrasje nga pakujdesia.
Procesi gjyqësor ndaj një 64-vjeçari nga Lindlar kishte filluar më 22 dhjetor në Gjykatën e Landit, të Këlnit, transmeton albinfo.ch. Personi i akuzuar për vrasjen e të shoqes u dënua të mërkurën me shtatë vjet burgim për vrasje.
Gjykata e gjeti të provuar se burri vrau gruan e tij pas 43 vjetësh martesë, me të paktën pesë goditje me shkopin metalik. 63-vjeçarja vdiq pak më pas në spital nga një dëmtim i rëndë traumatik në tru.
Siç raporton Agjencia Gjermane e Shtypit, kryetari i trupit gjykues në fund të procesit ka thënë se vrasja e gruas ishte “fundi tragjik i një marrëdhënieje”. Martesa e dy personave në fjalë ishte karakterizuar nga një “bashkim i pavullnetshëm”, që në fillim pati mosmarrëveshje dhe konflikte mes çiftit.
Burri dhe gruaja vinin nga Kosova dhe martesa e tyre ishte e aranzhuar, në kohën kur ishte lidhur.
I akuzuari, pas krimit ishte larguar me makinën e tij Porsche Cayenne, por kishte pësuar një aksident duke ikur, me ç`rast makina e tij ishte përplasur në një trung peme. 64-vjeçari me atë rast ka pësuar lëndime të rënda dhe është dashur të trajtohet në një klinikë.
Sipas dpa, në vendimin e gjykatës thuhet se 64-vjeçari ka vepruar “me vullnetin absolut për të vrarë” kur ka goditur gruan e tij “me forcë të plotë dhe qëllimisht në kokë”, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, për shkak të një çrregullimi të thellë të vetëdijes, ai kishte përgjegjësi penale të kufizuar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












