Lajme
70 fëmijë emigrantë mësojnë shqipen në Selanik
Rreth 70 fëmijë të emigrantëve shqiptarë të lagjeve perëndimore të Selanikut në Greqi do të vijojnë për të dytin vit sezonin e ri të kursit të gjuhës shqipe.
Nën mbështetjen e Komunës Pavlo Mela dhe të shkollës publike, fëmijët do të mësojnë një herë në javë, në një prej klasave për ata fëmijë që duan të mësojnë gjuhën amtare.
“Jemi përkrah miqve të shoqatës, duke dhënë çdo ndihmë për t’u realizuar kjo përpjekje në mënyrën më të mirë dhe të kemi rezultate më të mira, si në aspektin e edukimit të fëmijëve, ashtu edhe në atë të miqësisë shqiptaro-greke”, tha Konstandinos Pantsis, zv.kryetar i Bashkisë Pavlo Mela, transmetojnë mediat në Tiranë.
Kjo nismë mbështetet edhe nga shoqata shqiptaro-greke e punëtorëve dhe miqve të Selanikut, “Progresi”.
Mësimet do të zhvillohen falas, një herë në javë dhe të paktën katër mësues deri tani kanë shprehur dëshirën e tyre vullnetarisht për t’u dhënë mësim nxënësve shqiptarë.
Selaniku është qyteti i pari që filloi mësimdhënien e gjuhës shqipe në shtetin helen, më 7 mars të vitit 2001, ndërsa në gjithë vendin mund të jenë të paktën mbi 30 kurse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











