Lajme
70 për qind e të rinjve duan të ikin jashtë vendit
Kështu thotë një studim i publikuar nga fondacioni ‘Fridrih Ebert’ në Tiranë
96 % e të rinjve në Shqipëri nuk i besojnë politikës dhe drejtimit politik në vend, 70 % e tyre duan të emigrojnë jashtë shtetit dhe 80 % e rinisë shqiptare kanë shqetësim kryesor papunësinë dhe varfërinë.
Kështu thotë një studim i publikuar nga fondacioni ‘Fridrih Ebert’.
Në studimin: “Rinia shqiptare 2011 me besim për të ardhmen dhe dyshim për të tashmen“ janë përfshirë grupmoshat nga 16-27 vjeç dhe janë pasqyruar mendimet e të rinjve në Shqipëri.
Sipas këtij studimi, të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, ndërsa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit.
Për drejtorin e fondacionit, ‘Friedrich Ebert’, i cili mundësoi edhe këtë studim, Frank Hantke, këto gjetje janë të habitshme për një vend demokratik, duke e quajtur jetën e rinisë shqiptare si skizofrenike, transmetojnë medita e Tiranës.
“Kjo tregon se çfarë probleme ka në Shqipëri, siç është papunësia. Lidhja me politikën shikohet si siguri për të ardhmen. Duhen planifikuar sa më parë politika dhe vende të reja pune, rinia duhet të jetë kryefjala e çdo gjëje, kjo është e çuditshme për një vend demokratik”, citohet të ketë thënë Hantke.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











