Lajme
70 persona jetonin pa dritë nën tokë
Autoritetet ruse kanë zbuluar 70 persona në një bunker nëntokësor në afërsi të qytetit të Kazanit, në mes të cilëve gjendeshin afro njëzet fëmijë të moshës 18 muaj deri në 17 vjet. Sipas medieve bëhet fjalë për një sekt islamike, i cili jetonte në kushte të tilla prej më shumë se një dekade. Fëmijët, shumica prej tyre të lindur në bunker 700 m2, nuk ishin dalë kurrë nga ky bunker dhe nuk kanë parë kurrë dritën e diellit, tregoi zëdhënësi i policisë, i cili përshkroi dhomat e kësaj strukture tetëkatëshe nëntokësor me “qeliza”, pa dritë dhe pa ventilim.
Sekti në fjalë thotë se “fayzarahmanistët” të dishepujve të Fayzrahman Satarov, 83 vjeç, një ish-përgjegjës sunit për rrethin dhe që i thotë vetes profet. Satarov kishte dekretuar që bunkeri i tij ishte një shtet i pavarur islamik dhe u ndaloi dishepujve të tij që të largohen nga bunkeri. Vetëm disa prej tyre kishin lejen për të shkuar në tregun lokal, gjithnjë sipas medieve ruse.
Fëmijët janë dërguar menjëherë në spital. Sipas Tatjana Moroz, një mjeke e spitalit ku ata janë pranuar, fëmijët janë në gjendje të “kënaqshme” të shëndetit. “ Të gjithë fëmijët kanë qenë të ushqyer, edhe pse dukeshin të papastruar fare. Ne i kemi pastruar dhe u kemi bërë një kontroll të plotë”, ka shpjeguar mjekja. Fëmijët do të dërgohen në një jetimore, ndërsa të rriturit rrezikojnë një dënim për keqtrajtim të fëmijëve. Prokurori lokal ka thënë se një hetim është duke u zhvilluar dhe se sekti i lartpërmendur pastaj mund të shpërbëhet. Në media një nga fayzarahmanistët kishte thënë se “duhet të kalonin mbi trupat e secilit para se të shkatërrohen dhomat dhe të përjashtohet komunitetit”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës










