Shqipëria
7o-vjeçari holandez: Duhet ta njihni Shqipërinë që të gjykoni për të
“Gjuha shqipe është shumë e vështirë dhe shumë e koklavitur”. Për të mbajtur trurin në punë, siç thotë 70-vjeçari, sfida e radhës për të ishte mësimi i shqipes.
Prej një viti e gjysmë, zoti Ernst është shpërngulur nga Holanda për të jetuar në vendin tonë, pasi bashkëshortja e tij erdhi këtu me punë. Kur u tregonte miqve holandezë se do të banonte në Shqipëri, fytyrat e tyre ndryshonin, pasi e konsiderojnë territorin shqiptar të rrezikshëm.
“Nuk është se Holanda nuk e pëlqen Shqipërinë, por nuk e njeh atë. Imazhi që kanë krijuar për vendin tuaj nuk është i mirë dhe, të jem i sinqertë, njësoj mendoja dhe unë para se të vija të jetoja këtu. Por, menjëherë ndryshova mendim. Pavarësisht se politika është problem i madh këtu, ju keni një vend fantastik, natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të dashur e të shoqërueshëm”, tha ia.
Zoti Ernst, kur kthehet në vendlindjen e tij, tregon përshtypjet më pozitive për Shqipërinë, pasi sheh shpresë te të rinjtë. Propozimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, ai e shikon të gabuar dhe i fton ta vizitojnë vendin tone, raporton TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Ndihem shumë i lirë teksa eci këtu dhe madje kam dëgjuar një grua gjermane kur tha se ndihet më e sigurt në Tiranë se në Amsterdam. Ndaj, duhet të vini ta shikoni nga afër Shqipërinë dhe pastaj ta gjykoni”, vijon zoti Ernst Roessingh.
Traditat që ruhen, toleranca fetare, por sidomos ushqimi ka bërë për vete holandezin, që nuk flet për krimin shqiptar në kombin e tij.
“Përpiqem të gatuaj ndonjëherë vetë darkën në shtëpi, por ju keni restorante shumë të mira me ushqim tipik shqiptar, që nuk i konkurroj dot”, përfundon holandezi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”












