Fotolajmi
7000 azilkërkues nga Shqipëria vetëm gjatë korrikut
Kjo shifër është dhjetë herë më e madhe se ajo e shënuar në korrikun e vitit 2014
Nmri i azilkërkuesve nga Shqipëria që ia mësyjnë Gjermanisë nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë muajit korrik në Gjermai kanë kërkuar azil 7000 shqiptarë, që është dhjetë herë më shumë se në korrikun e vitit 2014.
Sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) kjo shifër është për 1160 më e madhe se në muajin qershor të këtij vit.ndërsa në qershorin e një viti më parë kishin qenë gjithsej 766, shkruan F.A.Z, transemton albinfo.ch
Me gjithë rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët së fundi përbëjnë pothuaj gjysmën e të gjithë refujatëve të ardhur në Gjermani, një zëdhënës i SPD-së në Bundestag është shprehur kundër shalljes së Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta.
Ai ka thënë se është gabim të mendohet se një shpallje e tillë do të zvogëlonte numrin e azilkërkuesve. Një status të vendeve të sigurta e kanë Srbia, Maqedonia dhe Bosnja, por kjo nuk ka ndihmuar në këte drejtim.
Ndërkaq, ndryshe ka deklaruar një zëdhënëse e BAMF. Sipas saj numri i azilkërkuesve nga vendet e shpallura „të sigurta”, rritet shumë më ngadalë se i atyre nga Kosova dhe Shqipëria.
Një studim i realizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung tregon se rreth gjysma e të rinjve të Ballkanit Perëndimor do ta braktisnin vendin e tyre, shkruan F.A.Z.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












