Lajme
7230 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i qindra-mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 7230 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 7 mijë, shkruan The local.
Deri më sot janë rreth 20 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) numri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur, shkruan srf.ch.
Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe të të shëruarve, ku së fundi statistikat tregojnë se ka shkuar në 7230 persona, albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












