Lajme
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"
Piktori i njohur nga Kosova, Jetullah Haliti – Eti, hap ekspozitën e tij të radhës në Sion, Kantoni Valis, Zvicër,
Titulli i kësaj ekspozite tematike është “Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu”. Në këtë ekspozitë ekspozohen mbi 35 piktura, skulptura, vizatime dhe grafika.
Jetullah Haliti është piktor akademik dhe ka qenë ligjërues i metodikës së artit figurativ në Universitetin e Prishtinës. Për shumë vite ka jetuar dhe krijuar në Zvicër, gjegjësisht në Valis, ku ka hapur një numër ekspozitash dhe ka bërë emër në rrethet e këtushme artistike.
Ekspozita hapet këtë të premte, më 10 maj, në orën 18.00 dhe mbyllet më 19 maj ’24.
Vendi: Galerie de la Treille – Sion, Espace des Remparts 19, 1950, Sion.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Maj 2024
- Ora18:00
- LokacioniSion
- Data e përfundimit19 Maj 2024 - 21:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002