Lajme
75 mijë shqiptarë të padëshiruar në Evropë
Që kur ka filluar liberalizimi i vizave ka qenë rreth 75 mijë numri i personave nga Shqipëria të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen
Këto të dhëna janë raportuar nga Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim , raportojnë mediat e Tiranës.
“Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen”, citoohet të ketë thënë Nakon.
Nako shpjegon se shifra alarmante i ishte raportuar policisë nga homologët e vendeve të BE-së. Edhe sot, pas dy viteve nga liberalizimi i vizave, problem mbetet emigracioni ilegal, drejt vendeve të rajonit, veçanërisht Greqisë si dhe kalimi i kufirit me dokumenta të falsifikuara.
“Shtetasit shqiptarë përdorin dokumenta false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje ka bërë që shumë nga këta shtetas t’i drejtohen tregut të zi për të gjetur dokumenta false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumenta, karta identiteti të shteteve fqinj, qoftë edhe vula të vendeve fqinj, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë”,-thekson ai.
7 milionë shtetas shqiptarë kanë lëvizur në vendet e Bashkimit Europian pas liberalizimit të vizave, ndërsa çdo vit, në këto vende kanë depërtuar rreth 75 mijë shqiptarë që kanë shkelin afatet e qëndrimit.
Punësimi, problemet sociale, gjakmarrja por edhe arsyet politike janë shkaqet kryesore për azilantët shqiptarë me destinacion Belgjikën, Francën dhe Greqinë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











