Lajme
Promovohet libri: “Si e zbuluam Zvicrën duke ecur. Një shtegtim nëpër alpe dhe histori”
"Libri ynë nuk është vetëm një udhëpërshkrim i ecjeve tona, por diçka më shumë: është një histori e Zvicrës, e miteve të saj..."
Të shtunën, më 14 shtator, në Cyrih promovohet libri me udhëpërshkrime “Si e zbuluam Zvicrën duke ecur. Një shtegtim nëpër alpe dhe histori”, i autorëve Enver Robelli dhe Omer Xhemali. Dy emrat e njohur të fushave përkatëse: Robelli, në gazetari e letërsi dhe Xhemali, në mjekësi kanë bartur në letër përvojat e tyre interesante nga shtegtimet nëpër malet e Zvicrës.
“Pas rreth 10 vjet ecjeje nëpër alpet, bjeshkët e kodrat e Zvicrës, unë dhe Omer Xhemali, i cili është drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar në Zürich, kemi nderin dhe jemi të lumtur t’ju njoftojmë për botimin e librit tonë me titullin: “Si e zbuluam Zvicrën duke ecur. Një shtegtim nëpër alpe dhe histori”. Libri është botuar nga shtëpia e re botuese zvicerano-shqiptare “Dora D’Istria”.
Dora D’Istria ishte shkrimtare dhe aristokrate me origjinë shqiptare dhe njihet edhe me emrin Elena Gjika. Ajo ka qenë, mes tjerash, edhe alpiniste në Zvicër”. Libri ynë nuk është vetëm një udhëpërshkrim i ecjeve tona, por diçka më shumë: është një histori e Zvicrës, e miteve të saj, e legjendave, e zhvillimit ekonomik dhe politik si dhe shumë aspekteve të tjera të rëndësishme”, shkruan veç tjerash bashkautori Enver Robelli, në prezantimin e librit.
Libri do të promovohet në Zürich, të shtunën, më 14 shtator, nga ora 14:00, në SOHO, Events Location, Hardstrasse 260.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Shtator 2024
- Ora14:00
- LokacioniSOHO, Events Location, Hardstrasse 260
- Data e përfundimit14 Shtator 2024 - 16:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













