Lajme
77 milionë euro, dërgesat e ndërkombëtarëve
Ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të marrin paga shumë atraktive, shumëfish më të larta se të stafit vendës
Banka Qendrore e Kosovës thotë se gjatë vitit 2011, ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë, dërguan nëpër vendet e tyre 77.4 milionë euro, apo nëntë milionë euro më shumë se në vitin 2010, derisa qindra mijëra emigrantë kosovarë që punojnë nëpër shtete të ndryshme të botës dërguan në Kosovë rreth 400 milionë euro, shkruan Zëri.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve të pranuara në Kosovë vijnë nga vendet anëtare të BE-së, si Gjermania me 34 për qind, Zvicra me 23 për qind, Austria e Italia me nga 2 për qind secila, dhe në një përqindje më të vogël nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja me nga 2 për qind.
Sipas raportit, të BQK-së dy vjetët e fundit të hyrat nga dërgesat e emigrantëve në Kosovë, janë rritur me një trend të ngadalësuar. Kjo për arsye se edhe papunësia në vendet e BE-së është rritur dhe kushtet e punësimit në përgjithësi janë përkeqësuar.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Organizatës joqeveritare “STRAS”, thotë për “Zërin” se të gjithë ndërkombëtaret që janë në Kosovë kanë ardhur këtu për të fituar, e jo për ta rindërtuar Kosovën.
Sipas tij, para disa vitesh ndërkombëtarët kanë shpenzuar shumë më shumë në Kosovë, pasi që numri i tyre ka qenë shumë më i madh.
Ai ka shtuar se ndërkombëtaret në Kosovë fitojnë dhe me ato para i ruajnë familjet e tyre, njëjtë sikurse emigrantet e Kosovës që punojnë nëpër shtete të ndryshme dhe paratë që i fitojnë ua dërgojnë familjeve të tyre në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











