Shqipëria
788 milionë euro të hyra në Shqipëri nga turistët
Në tre muajt e parë të vitit, turistët kanë sjellë në Shqipëri 788 milionë euro me rritje 28% rritje nga një vit më parë.
Shifrat nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm pagesat e bëra për sektorin e shërbimeve kanë sjellë të ardhura më të larta se të turistëve, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Shifrat e ardhura nga bumi turistik vijnë në të njëjtin trend edhe me rritjen e numrit të hyrjeve në Shqipëri. Nga raporti mes numrit të turistëve dhe shpenzimeve të tyre rezultoi se shpenzimi mesatar për person i një të huaji është 513 euro, ndjeshëm më ulët se mesatarja evropiane.
Edhe shpenzimet e shqiptarëve për pushime jashtë shtetit janë rritur, ndërsa në tre muajt e parë janë harxhuar 521 milionë euro apo 17% më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër, në tre muaj erdhën edhe 242 milionë euro si remitanca nga emigrantët me rritje 12% nga një vit më parë.
Ndërkohë edhe pse me përmirësim nga të ardhurat e turistëve, llogaria korrente ka regjistruar një vlerë negative nga më të lartat në tre vitet e fundit, që do të thotë se 371 milionë euro më shumë dolën jashtë vendit. Kjo si ndikim edhe i uljes së eksportit të mallrave që ka qenë me shifra dyshifrore në këtë fillimvit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













