Uncategorized
CERN: Rinisja i përshpejtuesit më të fuqishëm të grimcave në botë
Më i madhi dhe më i fuqishmi përshpejtues i grimcave në botë ka rifilluar aktivitetin e tij të dielën, pas dy vjetësh pushimi, duke hapur kështu rrugën për eksplorimin e zonave të reja të fizikës, të tilla si “materia e zezë dhe antimateria”.
Ky rifillim i ndeshjes së madhe (Large Hadron Collider (LHC), i vendosur në kufirin franko-zviceran, i cili përfshin një tunel në formë të rrethit prej 27 kilometrash, zgjon një interesim të madh në komunitetin shkencor.
I futur 100 metra nën tokë, ky përshpejtues i grimcave pati mundësuar në fazën e parë të operacioneve të konfirmojë ekzistencën e të ashtuquajturit “Boson de Higgs”, për të cilin dy shkencëtarëve të CERN-it iu dha Çmimi Nobel për Fizikë në vitin 2012.
“LHC është në gjendje të mirë”, tha Frederick Bordry, drejtor për Përshpejtues dhe Teknologji, në një deklaratë.
Të dielën, në orën 10:41, një rreze me protona ka udhëtuar në rrethin prej 27 kilometrash në diametër të LHC, në një drejtim dhe, më pas, në orën 12:27, në të njëjtin qark, por në drejtim të kundërtë.
“Por, hapi më i rëndësishëm është para nesh, ku ne do të sjellim energjinë e trarëve në nivele rekorde”, shtoi ai.
Përshpejtuesi i grimcave pati pushuar teknikisht për dy vjet. Gjatë kësaj kohe qindra inxhinierë dhe teknikë i janë përkushtuar riparimit dhe konsolidimit të tij në mënyrë që të arrijë të punojë me një energji më të lartë.
Më shumë ndëshkime…
Mes 800 dhe 1000 persona kanë punuar në këtë projekt gjigant, duke përfshirë konsolidimin e disa prej 10.000 ndërlidhjeve elektrike mes magneteve dhe shtimit të sistemeve mbrojtëse.
Trarët gjithashtu do të jenë të konfiguruar për të prodhuar më shumë goditje, falë ngushtimit të protoneve në grupe.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












