Zhvillim
80 shtretër spitalorë, dhuratë për Kosovën nga Liechtensteini
Shumica e shtretërve janë destinuar për Spitalin Universitar të Prishtinës (QKUK) ndërkohë që një pjesë e shtretërve dhe veshmbathjeve do të vazhdojnë më tutje deri në Rahovec
Për të satën herë me radhë, shoqata Humanitare “Lazarus Hilfswerk Liechtenstein e.V. (LHW) me seli në Ruggell ka udhëhequr një projekt për dhurimin e shtretërve të spitalit të nxjerrë nga përdorimi. Kësaj here bëhet fjalë për 80 shtretër dhe aparaturë teknike mjekësore (karroca invalidësh, vegla ndihmëse për ecje etj.) që janë nisur për në Republikën e Kosovës dhe në Ukrainë, thuhet në një komunikatë shtypi të shoqatës në fjalë.
LHW ka tashmë një përvojë në këtë drejtim pasi që projekte të ngjashme ka realizuar viteve të kaluara edhe në Bosnjë, Hungari dhe po ashtu edhe në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Edhe kësaj here transportin po e merr përsipër shpedicioni “Wohlwend” në Bendern. Pasi që shtretërit e spitalit të Walenstadt-it janë çmontuar nga punonjësit e LHW dhe janë bërë gati për transport , ata janë sjellë për t`u vendour përkohësisht në depon e firmës shpeditore Wohlwend në Bendern.
Më 10 maj në depon në fjalë janë shtuar edhe 40 shtretër dhe aparaturë mjekësore që LHW i ka sjellë nga Triesen , kështu që të nesërmen mund të nisej kamioni në drejtim të Prishtinës, përcjell albinfo.ch. Shumica e shtretërve janë destinuar për Spitalin e atjeshëm Universitar (QKUK) ndërkohë që një pjesë e shtretërve dhe veshmbathjeve do të vazhdojnë më tutje deri në Rahovec ku përmes Kryqit të Kuq të atjeshëm do t`u ndahen drejtpërdrejt nevojtarëve.
Këtij aksioni i ka asistuar edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu bashkë me konsullin kosovar në Bernë, Visar Rrecaj. Ndërsa bartës të projektit janë punonjësi i LHW, Hannes Rudig, përgjegjësi juridik i LHW, prifti Thomas Jäger dhe punonjësi tjetër i LHW, Hansjörg Erdtner. Përgjegjës për transport është Stefan Rhyner nga Shpedicioni Wohlwend.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














