Sport
Granit Xhaka garon për mesfushorin e vitit në Bundesligë
Bundesliga gjermane po shkon drejt fazës së nxehtë. Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ndeshje para përfundimit të sezonit tashmë kanë filluar sondazhet për të përzgjedhur 11-shen më të mirë futbollistike në ligën gjermane. Në votimin e madh që është hapur nga faqja Bundesliga.de, ju mund të votoni deri më 24 maj të këtij viti për të përzgjedhur 11 futbollistët meritorë të sezonit 2014/2015.
Pjesë e këtij sondazhi është edhe një futbollist shqiptar, Granit Xhaka.
Ai gjendet i nominuar për mesfushorin më të mirë defansiv. Xhaka ka në konkurrim dy lojtarët e e Bayernit, Xabi Alonso dhe David Alaba, John Greisin e Mainzit, Luiz Gustavon e Wolfsburgut dhe Eurgen Polanskin e Hoffenheimit.
“Graniti e ka gjetur vendin tek mbrojtja e Borusia Monchengladbach. Ai gjatë këtij sezoni ka munguar në vetëm katër ndeshje në Bundesligë (një për lëndim dhe të tjerat për kartonë), shkruan faqja Bundesliga.de, transmeton albinfo.ch.
Kosovari që luan për përfaqësuesen e Zvicrës është një lojtar me teknikë të përsosur. Ai ka një mesatare prej 90-91 pasime në ndeshje që e bën atë lojtarin me pasime më së shumti tek Borusia, transmeton albinfo.ch.
“Xhaka në këtë sezon ka shënuar pesë gola, tre prej të cilëve ishin të shkëlqyer, nga distanca”, citon portali.
Graniti përmes rrjeteve sociale, ka kërkuar të gjithë fansave të tij që ta votojnë në këtë garë futbollistike.
Përveç hapave të mëdha që Graniti bëri këtë vit në karrierën e tij profesionale, ai një hap të madh bëri edhe në jetën private. Javë më parë u fejua me vajzën shqiptare Leonita Lekaj.
albinfo.ch
Ja linku ku mund të votoni,klikoni në foton e Xhakës:
http://www.bundesliga.de/de/fanzone/top-11-der-saison-2014-2015/
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













