Sport
Blatter, president i FIFA-s deri në vitin 2019
Gazetarë nga e gjithë bota raportojnë për mediet e tyre nga margjinat e Kongresit zgjedhor të FIFA-s. albinfo.ch ka qenë në mesin e tyre
Ndodhi ajo që pritej: princi Ali bin al-Hussein hoqi dorë nga kandidatura dhe në këtë mënyrë i mundësoi presidentit të deritashëm të marrë edhe një Mandat në krye të FIFA-s.
Në një fjalë falënderimi, Sepp Blatter u ka shprehur mirënjohjen atyre që e kanë votuar dhe ka theksuar edhe një herë se “FIFA është një organizatë e mrekullueshme”. Edhe pse ka probleme ka shtuar ai duke iu referuar problemeve të fundit të organizatës që ai do të vahdojë ta drejtojë. “Por, asgjë nuk është e përkryer”, ka thënë ai.
————–
Pas numërimit të 206 votave të vlefshme nga gjithsej 209 sa janë hedhur në kuti, rezultati ka dalë 133 për Blatterin dhe 73 vota për kundërkandidatin e tij, princin jordanez.
Meqë asnjëri nuk ka arritur të fitojë dy të tretat e votave, duhet të votohet sërish. Votuesit mund të kursehen nga kjo vetëm në rast se princi Ali bin al-Hussein heq dorë nga kandidatura.
—————–
Zgjedhja e presidentit të FIFA-s, pas skandaleve të ditëve të fundit po merr një dimension që e kalon atë sportiv që do të duhej ta kishte. Ky akt po merr më shumë përmasa politike.
albinfo.ch përmes fotografive dhe fjalëve sjell atmosferë dhe emocionet nga vendi i ngjarjes.
————
Rreth ndërtesës ku po mbahet kongresi i FIFA-s dhe brenda saj, po vazhdon të mbretërojë atmosferë e tensionuar. Përveç protestuesve që kundërshtojnë rizgjedhjen e Blatterit për president, edhe në mesin e pjesëmarrësve në kongres ka mjaft që e kontestojnë atë. Po ashtu një Konflikt verbal po zhvillohet në mes të përfaqësuesit të Izraelit dhe atij të Palestinës. Ky i fundit ka kërkuar më parë përjashtimin e Izraelit nga FIFA.Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri (ose rizgjedhjes së Blatterit në këtë post) do të bëhet brenda minutave në vijim. Sfidues i Blatterit është princi i Jordanisë Ali bin al-Hussein. Atij i jepen më pak gjasa për fitpre se presidentit aktual.
Të dy kandidatët i kanë nga 15 minuta për të parashtruar kandidaturën e tyre pastaj bëhet votimi.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël























