Lajme
Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës
Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera
Prej sonte, në natën mes 25 dhe 26 tetorit fillon llogaritja dimërore e kohës. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do të zhvendosen 60 minuta prapa, ditën e diel, 26 tetor.
Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera. E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 3 të mëngjesit të ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa, ashtu që ora të bëhet 2.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Llogaritja e kohës sipas skemës verore/dimërore ka filluar në kuadrin e shteteve të BE-së në vitet shtatëdhjetë të shekullit 20. Me këtë rregullim synohej që të shfrytëzohej më shumë drita e ditës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Por, gjithnjë më shumë shkencëtarë hedhin dyshime rreth dobisë që mund të sjellë një masë e tillë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












