Lajme

9 futbollistë të rinj nga Zvicra perëndimore midis të vdekurve

Të paktën 40 persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë një festimi të Vitit të Ri në Crans-Montana VS natën e 1 janarit 2026

Nëntë lojtarë të rinj zviceranë të futbollit vdiqën në zjarrin në Crans-Montana, njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit. Viktimat ishin nga tre klube rajonale në Zvicrën perëndimore. Të tjerë u plagosën, transmeton albinfo.ch.

Sot është ditë zie në Zvicër për shkak të rastit tragjik, derisa edhe Federata e Futbollit ka ngushëlluar familjet dhe të gjithë të prekurit nga ky rast.