Kosova
9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa në Kosovë
Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim të thellë për mënyrën si po orientohen investimet e diasporës në Kosovë.
Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave në Kosovë. Këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur, që nuk krijojnë as vende pune, as zhvillim ekonomik, as të ardhura të reja për shtetin, njofton AKB, transmeton albinfo.ch.
Kjo shifër e lartë tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë për orientimin e remitancave dhe të kursimeve të mërgatës drejt sektorëve prodhues e shërbimorë. Në mungesë të lehtësirave, sigurisë dhe politikave shtetërore, diaspora zgjedh të investojë në pasuri të paluajtshme, duke humbur mundësinë e krijimit të kapitalit qarkullues që do t’i jepte frymëmarrje ekonomisë së vendit.
AKB konsideron se 9 miliardë euro në banesa janë një pasuri e madhe e vendosur në vendin e gabuar mbi 50%. Përgjegjësia bie si mbi Qeverinë, e cila ka dështuar të krijojë kushte për investime të shëndosha, ashtu edhe mbi diasporën që nuk po e shfrytëzon potencialin e saj për gjenerim të zhvillimit afatgjatë.
AKB kërkon nga Qeveria, hartimin e një strategjie të qartë dhe stimuj realë për orientimin e remitancave në ekonomi aktive.
Nga diaspora, një reflektim dhe angazhim më të madh për investime në biznese prodhuese, në shërbime, në teknologji dhe në projekte që gjenerojnë punësim e perspektivë për të rinjtë e Kosovës, tha në fund Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













