Lajme
2.9 milionë kërkesa për kredi në Zvicër
Janë dhënë 139.999 kredi të reja konsumatore (Viti paraprak 139.366) dhe 196,995 kontrata të reja të formës Leasing
Në vitin 2018, Zyra Qendrore për Informacione Kreditore (ZEK) ishte sfiduar nga një rritje e mëtejshme e kërkesave për kredi: Në vitin 2018, vëllimi u rrit me më shumë se 17 për qind në 43.861 në krahasim me 37.386 kërkesa nga viti 2017, shkruan albinfo.ch.
Në vitin 2018, u përpunuan gjithsej 8.717 milionë transaksione (ZEK dhe IKO së bashku), që korrespondon me një rritje prej rreth 205,000 transaksionesh, krahasuar me 8.512 milionë në vitin pararendës. Baza e të dhënave prandaj ishte shfrytëzuar përsëri fuqishëm gjatë vitit financiar 2018.
Gjatë vitit janë regjistruar rreth 2.9 milionë kërkesa për kredi.
Janë dhënë 139.999 kredi të reja konsumatore ( Viti paraprak 139.366) me një shumë mesatare kredie prej 31,707 CHF dhe 196,995 kontrata të reja të formës Leasing (Viti paraprak 195,656) me një detyrim mesatar prej 38,767 CHF.
Numri i kontratave që janë raportuar si aktive në bazën e të dhënave ra në 369,123 kontrata aktive në vitin 2018 krahasuar me 372,656 kontrata të kredisë konsumatore në vitin 2017, ndërsa numri i kontratave Leasing u rrit nga 614.515 në 626.684 sosh. Këto të dhëna janë siguruar Zyra Qendrore për Informacione Kreditore (ZEK).
Nëse dëshironi më shumë informata për kredi në Zvicër, atëherë specialistët e Multikredit që janë aktivë që nga viti 1999 në tregun financiar janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin dhe përmbushin nevojat financiare të klientëve. Përgjigje të shpejta për 5 minuta.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











