Lajme
9 ministra largohen nga qeveria për shkak se u zgjodhën deputetë
Janë liruar: Zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrat Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të papajtueshmërisë së përcaktuar nga Kushtetuta, transmeton albinfo.ch.
Nga detyra nga ekzekutivi janë liruar zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrat Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi.
“Vendimi është marrë në përputhje me Nenin 72 të Kushtetutës, i cili përcakton papajtueshmërinë, sipas të cilit, “Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”. Kryeministri Isa Mustafa, në ditët në vijim, do të marrë vendim lidhur me personat që do të kryejnë këto detyra, deri në dorëzimin e mandatit qeverisë së ardhshme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore










