Shkurt.ch
9 nga 10 azilkërkues jetojnë nga ndihmat sociale
Për shkakun se azilkërkuesit gjatë muajve të parë të qëndirmit nuk kanë të drejtë pune, përqindja e shfrytëzuesve të ndihmave sociale nga kjo kategori ka qenë 94 % dhe mbi esataren e përgjithshme
Numri i azilkërkuesve dhe kategorive tjera të azilit që marrin ndihma sociale është rritur gjatë vitit të kaluar për 20 për qind. Bëhet fjalë për 23900 persona që kanë marrë mbështetje sociale.
Afërsisht nëntë nga dhjetë (90%) të të gjithë azilkërkuesve dhe atyre me qëndrim të përkohshëm kanë marrë gjatë vitit 2015 mbështetje sociale, tregon statistika e ndihmës sociale në nivel të vendit, shkruan srf.ch.
Rritja më e madhe ka ndodhur te personat me qëndrim të përkohshëm (F), të cilët jetojnë më pak se shtatë vite në Zvicër. Nga kjo kategori më 30 qershor 2015 qenë regjistruar rreth 10.200 persona me mbështetje sociale, ose një plus prej 45 për qind, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, numri i personave të kategorisë së azilkërkuesve që marrin ndihma sociale është rritur për 7 për qind duke mbërritur në 13.600 sish. Kur të merret numri i gjithmbarshëm i personave nga të gjitha kategoritë e azilit, rritja e të varurve nga ndihmat sociale ka qenë 5 për qind.
Për shkakun se azilkërkuesit gjatë muajve të parë të qëndirmit nuk kanë të drejtë pune, përqindja e shfrytëzuesve të ndihmave sociale nga kjo kategori ka qenë 94 % dhe mbi esataren e përgjithshme.
Mesatarisht ne emrin e ndihmave sociale një azilkërkuesi i janë paguar 1119 franga, transmeton albinfo.ch Pas heqjes nga llogaria të të ardhurave tjera që ata mund të kenë pasur, kjo shumë ka rënë në 1087 franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











