Kosova
9-vjeçarja që jeton në Gjermani i jep mbi 1 mijë euro që i kurseu për bamirësi në Kosovë
Loriana ka folur pasi dhuroi shumën, duke thënë se paratë që i ka marrë nga prindërit, i ka kursyer për t’i dhënë për ata që kanë nevojë.
Loriana 9 vjeçare që jeton në Gjermani, ka zgjedhur që mbi 1 mijë euro kursime t’i dhurojë për shoqatën e Halil Kastratit, “Jetimat e Ballkanit”.
“Prej herës së parë kur e kam pa Halil Kastratin, ja kam nis me mbledh pare për bamirësi. Mami edhe babi më kanë jep pare, edhe unë i kam mbledhë, e sot kam ardhë këtu me ja jap hoxhës Halil Kastrati. Kam qef me i ndihmu familjes, me ju ndihmu do njerëzve”, ka thënë 9-vjeçarja, duke thënë se ka mbledhur më shumë se 1 mijë euro., transmeton Express, përcjell Albinfo.ch
Halil Kastrati ka treguar se me këtë shumë, ajo mund të ndihmojë mbi 20 familje me pako ushqimore, apo edhe për qëllime tjera bamirësie.
Vajza ka dashur që paratë e saj të shkojnë për të ndihmuar ndonjë të sëmurë dhe ndonjë familje me pako ushqimore.
“Duhet me mbajtë shpresë që ka me ju ndihmu dikush ndonjë ditë, e s’kanë me kanë ma të varfër, e kanë me pas një shtëpi”, tha ajo, duke dhënë mesazh për moshatarët e saj që jetojnë në kushtet e vështira.
“Ish kanë mirë edhe shoqet e mia me mbledh pak pare e me e ndihmu edhe ata ndonjë familje, se është mirë me bo qeshtu”, përfundoi Loriana.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave










