Kosova
9-vjeçarja shqiptare nga Kosova, fitoi dy medalje WCOPA si aktore
Enkelejda Bushi, 9-vjeçare nga Hani i Elezit, e cila prej një viti është zhvendosur me familjen e saj në Norvegji, ka arritur që me talentin e saj, punën dhe përkushtimin e madh që ka për aktrimin, të fitojë dy medalje si përfaqësuese e Norvegjisë në Kampionatin Botëror të Arteve Interpretuese (WCOPA), përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se ajo në këtë kampionat ka konkurruar me dy shfaqje, Monologun e Hamletit dhe Pantonimë. Përgatitjet që filluan që nga muaji maj i këtij viti i mundësuan asaj që të rrëmbejë medaljen e argjendtë për interpretimin e Hamletit dhe atë të bronztë për performancën që ka bërë me pantonimë.
Nëntëvjeçarja që tashmë vijon klasën e katërt, me aktrim ka filluar të merret që në moshën 6-vjeçare. Në atë kohë, përderisa jetonte në Kosovë, kishte bërë performime të ndryshme për dëshmorët dhe atdheun. Madje Bushi tregon se me ndihmën dhe mbështetjen e aktorit nga Hani i Elezit, Armend Ballazhi dhe tekstshkruesit Metë Dura, ka arritur që performimet e saja t’i mbajë edhe në televizionet kombëtare të Kosovës.
Enkelejda tregon se pas zhvendosjes në Norvegji, kishte filluar të merret me aktivitetet e lira që organizoheshin nga komuna. Sipas saj, kur e kuptuan se Enkelejda tashmë ka 3 vjet që merret me aktrim, e propozuan që ajo të konkurrojë në audicion për ta përfaqësuar shtetin e Norvegjisë.
“Pasi kam ardhur në Norvegji në ditët e para kishte aktivitete të lira nga komuna ku jetoj dhe mora pjesë në këto aktivitete dhe ata e kuptuan se unë merrem me aktrim dhe kam një të kaluar tre vjeçare në Kosovë dhe më propozuan të konkurroj në audicionin për shtetin e Norvegjisë dhe unë konkurrova me dy shfaqje, monolog nga vepra “Hamleti” dhe Pantomima dhe fatmirësisht fitova të drejtën t’i bashkëngjitëm grupit”, ka thënë ajo në një intervistë për KultPlus.
Bushi tregon se arsyeja se pse ka vendosur që të performoj pikërisht “Hamletin” e Shekspirit është fakti që kjo është njëra ndër veprat më të mira të autorit, si dhe ëndrra e saj ka qenë që çdo herë të bëjë gjëra të mëdha e domethënëse.
“Zgjodha “Hamletin” sepse është njëra ndër veprat më të mira të shkrimtarit Shekspir dhe unë gjithmonë kam menduar të bëjë diçka të madhe. E kam shikuar disa herë dhe më ka pëlqyer për ta interpretuar me kënaqësi”. Ajo me entuziazëm tregon se sa i madh ishte gëzimi për të dhe familjen e saj, që pas dy javëve mjaft të gjata t’ ju konfirmohej se tashmë ajo kishte marrë dy çmime në WCOPA.
“Jam ndier shumë e lumtur, sepse isha me një konkurrencë shumë të madhe botërore mbi 80 shtete pjesëmarrëse, olimpiada ka zgjatë 2 javë dhe kemi përcjellë në vazhdimësi prezantime përmes rrjeteve sociale dhe në fund na kanë konfirmuar fituesit dhe gëzimi ishte i madh për mua dhe familjen”, ka treguar tutje Bushi.
Që interpretimi i saj të jetë i kompletuar në çdo aspekt, ajo një rëndësi të vecantë i kushtoi edhe kostumit e për të cilin i besoi regjisorit kosovar Ben Apollonit. Ajo rrëfen se arsyeja se pse zgjodhi regjisorin Ben Apolloni që t’i ndihmonte në përzgjedhjen e kostumeve ishte fakti se ajo e konsideronte sfiduese përzgjedhjen e veshjes së duhur për një kampionat siç është WCOPA Hollywood/Disney.
Më tutje ajo tregon se tashmë është ftuar që të jetë pjesëmarrëse edhe në kampionatin e vitit të ardhshëm, për të cilin ajo mban shpresa të mëdha që nuk do të organizohet në formatin online.
Ky sukses vetëm sa ia ka rritur edhe më shumë dëshirën për punë më të mëdha. Role të tjera uron t’i shtohen në karrierë e mos t’i mungojnë as në Kosovë.
“Rolet në Kosovë do t’i pranoja me kënaqësi, ngase vendlindja është vendi ku unë hodha hapat e parë të aktrimit”, përfundon kështu intervistën Enkelejda Bushi.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike














