Shkurt.ch
90 mijë pasagjerë në ditë në Aeroportin e Cyrihut
Pritet që gjatë vikendit nga kjo portë ajrore të fluturojnë rreth 90 mijë pasagjerë në ditë, ndërkohë që mesatarja në ditët e zakonshme është rreth 68 mijë pasagjerë
Sot kanë filluar pushimet verore të shkollave në kantonin e Cyrihut. Siç ndodh zakonisht në një ditë të tillë priten tollovitë më të mëdha në aeroport dhe në rrugët e kantonit, pasi që për shumicën e qytetarëve kjo ditë është njëherësh ditë e nisjes për në pushime jashtë vendit.
Kështu, në këtë fundjavë pothuajse të gjitha rrugët shpiejnë në Aeroportin e Cyrihut, më të madhin në vend. Pritet që gjatë vikendit nga kjo portë ajrore të fluturojnë rreth 90 mijë pasagjerë në ditë, ndërkohë që mesatarja në ditët e zakonshme është rreth 68 mijë pasagjerë.
Nisur nga rrëmuja e pritshme, zyrtarët e Aeroportit gë Cyrihut këshillojnë udhëtarët që të jenë në aeroport së paku dy orë para fluturimit dhe që sipas mundüesive, të shfrtëzojnë mjetet e qarkullimit publik.
Sipas një zëdhënëseje të aeroportit, deri në kohen e drekës çdo gjë ka rrjedhur sipas planit dhe nuk ka pasur probleme.
Tollovi e ngjashme gjatë fundjavës mbretëron edhe në Aeroportn e Gjenevës, përkundër faktit se në këtë kanton pushimet e nxënësve kanë filluar nga fundi i qershorit. Pritet që gjatë dy ditëve të vikendit të fluturojnë rreth 98 mijë pasagjerë, ndërsa një javë më parë kanë qenë 92 mijë dhe jashtë sezonit zakonisht janë rreth 80 mijë sish.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














