97 kompani ndërtimi mbeten pa licenca
Për shkak se nuk kishin inxhinierë të kualifikuar dhe shumë prej tyre punonin me dokumente të falsifikuara
Ministria e Tregtisë e Kosovës ua ka marrë licencat 97 kompanive të ndërtimit, për shkak se nuk kishin inxhinierë të kualifikuar dhe shumë prej tyre punonin me dokumente të falsifikuara. Para dy muajve kjo ministri kishte pezulluar licencat edhe të mbi 100 kompanive për të njëjtat arsye.Shumica e kompanive ndërtimore në Kosovë kanë vepruar me dokumente të falsifikuara, shkruan gazeta “Express” . Tash, të gjitha këto kompani janë në shënjestër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Kjo ministri para dy muajve ua mori licencat mbi 100 kompanive ndërtimore, të cilat deri atëherë kishin operuar me dokumente të falsifikuara dhe nuk kishin pasur inxhinierë të kualifikuar.Në njërën anë ministria po mundohet të bëjë rregull në këtë veprimtari biznesi dhe në anën tjetër Banka Botërore në raportet e saj e cilëson si vend të keq për ndërtimtari pikërisht në saje të vështirësive për t`u pajisur me licenca.Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë, kanë thënë se kjo po bëhet për krijimin e kritereve më të ashpra për kompanitë që destinim e kanë ndërtimin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau Autoambulanca e transportoi atë në gjendje kritike, në një spital. Ai vdiq atje të premten si... -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë -
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore -
Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person -
Rregullat e reja zvicerane të drejtimit të automjeteve që duhet t’i dini në vitin 2026











