Shkurt.ch
Dimri i ngrohtë ka zhgënjyer skiatorët
Temperaturat e larta në dhjetor, qielli pa re dhe mungesa e borës ka kontribuar për një sezon të varfër turistik dimëror në Zvicër.
Dhjetori i vitit 2015 është më i keqi në historinë e vendpushimeve të skive të Zvicrës dhe tërë Evropës.
Chamonix francez ka hapur një kopsht zoologjik për t’i argëtuar fëmijët të privuar nga mundësia për të bërë ski. Në Lax, Zvicër, operatorët kanë ngritur çmimet e teleferikëve për të mbajtur skiatorët larg nga zonat e ulëta, ndërsa në Méribel, Francë, helikopterë kanë sjell borë, shkruan “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
Në Evropë, ku pushimet e skive janë zgjedhja e zakonshme për një pushim në dimër, dimri i ngrohtë ka dëmtuar ekonominë lokale. Daniel Goetz nga shërbimi francez i motit, thotë se përpara janë sezone edhe më të dobëta të skive.
“Me ndryshimet klimatike do të ketë dimra me shumë pak borë dhe do të jetë e vështirë për të ofruar shtigje bore për skijatorët”, thotë Goetz.
2015-a është në rrugë për t’u bërë më e ngrohta në tokë dhe viti i dytë më i ngrohtë në Evropë pas vitit 2014. Në Alpet Veriore nën 2.000 metra nuk ka pothuajse fare borë. Në jug bora shkrihet në 3000 metra lartësi mbidetare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih











