Shkurt.ch
SNB: Rezervat bien për tre miliardë franga zvicerane
Banka Nacionale e Zvicrës ka pësuar një rënie të rezervave valutore.
Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) kanë rënë me 2.95 miliardë franga zvicerane në dhjetor. Kjo është rënia e parë pas pesë muajve. Rezervat e mbyllën vitin në 559.7 miliardë franga.
Në nëntor, rezervat valutore të Bankës Nacionale ishin në vlerë prej 562.6 miliardë franga. Stoku total i rezervave, përjashtuar arin, arriti në fund të dhjetorit nga 566,0 miliardë në 569.1 miliardë franga zvicerane, njofton SNB, përcjell albinfo.ch.
Rritjet më të mëdha të rezervave valutore ishin regjistruar në korrik 2015, me 15.8 miliardë franga të. Gjithashtu në nëntor rezultoi një rritje goditëse prej 11 miliardë frangash zvicerane.
Rritje të fuqishme të rezervave valutore kanë shënuar edhe në fillim të 2015-ës, përkatësisht në shkurt dhe mars, me 11 miliardë dhe 13 miliardë franga. Në muajt prill,maj dhe qershor rezervat valutore kanë shënuar rënie.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih















