Lajme
Shumë ftohtë në Finlandë, ikin refugjatët
Shumë azilkërkues nga Iraku kanë ikur nga Finlanda vitin e kaluar vullnetarisht. 2600, nga gjithsej 3700 raste të shqyrtuara, kishin vendosur të ikin nga Finlanda vitin e kaluar, njofton Shërbimi finlandez i Imigracionit.
“Disa kanë pasur mendim jo të mirë për Finlandën, si armiqësore dhe të tjerë janë larguar nga vendi për shkak të vjeshtës së errët dhe dimrit të ftohtë”, tha kreu i Departamentit të azilit, Juha Simila.
Refugjatë të tjerë irakianë ishin larguar nga vendi përsëri për shkak të kohës së gjatë të përpunimit të kërkesave të tyre, thuhet në raport.
32.500 refugjatë kishin kërkuar vitin e kaluar kërkesë për azil në Finlandë, nëntë herë më shumë se në vitin 2014. Në mesin e tyre ishin 25.000 irakianë, por vetëm 3700 prej tyre kanë marrë një njoftim nga autoritetet.
Finlanda ka ashpërsuar rregullat e azilit për refugjatët irakianë në tetor, pas një vlerësimi të Qeverisë në Helsinki, ngase situata e sigurisë në Irak është përmirësuar kohët e fundit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













