Shkurt.ch
BQE: Ul kamatat, lëshon më shumë para për të ringjallur ekonominë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit dhe ka rritur sasinë e parave për çdo muaj për të nxitur rritjen ekonomike në eurozonë.
“Me paketën e plotë të vendimeve monetare kemi siguruar mbështetje të konsiderueshme monetare për të përmbushur qëllimet e BQE-së”, tha Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane.
Siç pritej, norma e interesit për depozitat është ulur me 10 për qind nga -0.3 për -0.4%. Kjo do të thotë se bankat tani që mbajnë paratë në BQE do të duhet t‘i ndajnë dhe kanë për të paguar për mbajtjen e më shumë parave.
Interesi, megjithatë nga operacionet kryesore të rifinancimit të tanishëm është reduktuar nga 0.05% në 0%.
Këto reduktime në interes hyjnë në fuqi nga 16 marsi dhe janë pjesë e një pakete masash për të nxitur rritjen ekonomike në eurozonë.
Me gjithë uljen e normave të interesit, BQE vendosi të rrisë edhe vëllimin e blerjes së letrave me vlerë nga 60 miliardë në 80 miliardë euro në muaj.
Tregjet evropiane të aksioneve kanë reaguar pozitivisht.
Euro të enjten ishte dobësuar kundrejt dollarit dhe jenit në tregjet e monedhës ndërkombëtare para takimit të rregullt mujor të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Monedha e përbashkët evropiane në këtë atmosferë ishte dobësuar kundrejt dollarit amerikan për 0,3 për qind, ndërsa në raport me monedhën japoneze me 0.2 për qind. Kursi i këmbimit të dollarit me jenin ka mbetur përafërsisht i pandryshuar në krahasim me një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













