Shkurt.ch
Kërkohet që rojtarët e pensionuar të kufirit të kthehen në punë
Frehner kërkon që të punësohen sërish rojtarët tashmë të pensionuar. «Ata e njohin punën dhe nuk ka nevojë të mësohen», ka thënë politikani i SVP-së
Kufijtë tokësorë të Zvicrës duhet të gëzojnë mbrojtje më të mirë se që kanë tash, vlerëson komisioni për siguri, i Dhomës së Kantomneve i Parlamentit të Zvicrës.
Siç shkruan gazeta «basellandschafttliche Zeitung», përgjegjësit për siguri në Basel Stadt dhe Baselland kërkojnë që të hapen së paku edhe njëqind vende pune për roje kufiri në regjionin e tyre, transmeton albinfo.ch. Kufijtë, sipas tyre, duhet të mbrohen më mirë sidomos për shkak të rrezikut nga «kriminelët turistë».
Ndërsa nga SVP e Baselit (Sebastian Frehner) shihet nevoja e një veprimi të menjëhershëm të shtetit në këtë drejtim, pasi që shkollimi i rojtarëve të rinj të kufirit zgjat deri në tre vjet. Kështu, Frehner kërkon që të punësohen sërish rojtarët tashmë të pensionuar. «Ata e njohin punën dhe nuk ka nevojë të mësohen», ka thënë politikani i SVP-së. Mungesa e parasë nuk do të duhej të paraqiste problem në këtë çështje pasi që siguria është detyrë themelore për Zvicrën.
Por ideja e Frehnerit ka gjetur mbështetje edhe në partinë kundërshtare, atë socialdemokrate (SP). Deputeti nacional nga kjo parti, Beat Jans brengoset nëse do të ketë mjaft pensionistë që do të paraqiteshin për të punuar.
Nga ana tjetër edhe Qeveria Federale ka njohuri rreth problemit të personelit të mangët në kufijtë tokësorë të Zvicrës. Për këtë arsye ajo gjatë verës së vitit të kaluar ka miratuar një shtesë vjetore prej 6.2 milionë frangash për buxhetimin e 48 vendeve të reja të punës së rojeve kufitare. Ndërsa në dhketor të vitit që shkoi, ministri Ueli Maurer kishte lejuar hapjen edhe të 28 vedneve të reja të punës në këtë segment.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












