Shkurt.ch
Zvicër: Çdo i njëzeti, në borxhe
Kështu thotë e ashtuquajtura kuota e borxheve në Zvicër. Në përgjithësi borxhlinjtë jetojnë në qytete.
Përveç kësaj, kuota e lartë e borxhlinjve është në kantonet përgjithësisht me papunësi të lartë, thotë shërbimi informativ i biznesit CRIF.
Konkretisht, norma e borxhit për gjithë Zvicrën është 5.3 për qind, shkruan SRF. Kjo është pak më e ulët se në vitin 2015. Arsyeja është për shkak të rritjes së popullsisë, pasi numri absolut i borxhlinjve është rritur nga 438.233 në 441.706, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që ka ndryshime të mëdha mes kantoneve. Borxhlinjtë më të këqij jetojnë me 8.7 për qind në kantonet Neuchâtel dhe Gjenevë. Më poshtë vijnë Bazeli me 7.3 dhe Vaudi me 6.9 për qind.
Në Uri, Obwalden, Nidwalden dhe Zug kuota e borxhlinjve është nën 3 për qind.
Në përgjithësi, shkalla e borxhlinjve është në qytete më e lartë se në zonat rurale.
Kryeqyteti i borxhlinjve të Zvicrës është La Chaux-de-Fonds, shkalla e borxhit tejkalon ndjeshëm nga 11.3 për qind mesataren e Neuchâtelit prej 8.7 për qind. Biel me 10.1 për qind renditet i dyti, ndërsa pjesa rurale e Bernës është 4.7 për qind.
Qyteti financiar i Luganos është 4.6 për qind, shumë më poshtë mesatares se Ticino prej 6.4 për qind. Shkalla më e ulët e të gjithë huamarrësve nëpër qytete është Uster me 3.5 për qind dhe Cyrihu me 4.5 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












