Shkurt.ch
Propozohet ashpërsim i rregullave për bashkim familjar
Familjarëve të refugjatëve me status të njohur, me rastin e bashkimit familjar nuk do tu jepet statusi që ka familjari i tyre në Zvicër.
Komisioni për Politikë Shtetërore i Parlamentit Nacional ka propozuar rregulla më të ashpra për bashkimin familjar të të huajve me qëndrim në Zvicër. Këtë propozim komisioni në fjalë e ka marrë duke iu përgjigjur tri iniciativave të deputetit të FDP-së, Philip Müller.
Sipas komisionit, në të ardhmen, familjarëve të refugjatëve me status të njohur, me rastin e bashkimit familjar nuk do tu jepet statusi që ka familjari i tyre në Zvicër.
Një risi tjetër që synon ta sjellë komisioni në fjalë është ai që të huajt me status të njohur të refugjatit duhet të presin dhjetë vite për të fituar qëndrimin e përhershëm në Zvicër (Vizën C). Pa këtë ndryshim, afati për vizën C te kjo kategori të huajsh është pesë vite, shkruan nzz.ch
Gjithashtu me propozimin e Komisionit për Politikë Shtetërore, bashkimi familjar do të vështirësohet edhe për personat me leje të përhershme qëndrimi.
Pro ashpërsimit të kushteve për të huajt kanë votuar 12 deputetë, anëtarë të komisionit, kundër tyre 11 ndërsa dy deputetë janë përmbajtur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune













