Shkurt.ch
Zvicra i druan valës së refugjatëve egjiptianë
Sommaruga: „Ne mbështetemi në përvojat tona nga lufta e Kosovës, kur në Zvicër patën emigruar 50.000 njerëz"
Në një intervistë që ministrja e drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga, i ka dhënë gazetës “NZZ am Sonntag”, ka shprehur qëndrimet e ministrisë që drejton dhe qeverisë lidhur me çështje të shumta aktuale në Zvicër.
Kriza në Egjipt dhe mundësia që prej atje të vijnë drejt valë të reja refugjatësh, ka qenë njëra ndër temat kryesore që ajo ka prekur në këtë intervistë. Dhe, „mësimi nga kriza e Kosovës“ është përdorur me këtë rast si shembulli të cilit i është referuar Sommaruga duke treguar se qeveria ka zgjidhjen në rast se ndodh ndonjë dyndje nga Egjipti.
„Ne jemi të vetëdishëm se zhvillimet në Egjipt mund të shkaktojnë lëvizje të mëdha migrative madje edhe valë refugjatësh. Kjo mund ta godasë edhe Zvicrën për faktin se rrugët nga Afrika e Veriut drejt Zvicrës, janë të shkurtëra“, ka thënë Sommaruga.
Por, ka shtuar ajo, departamenti që drejton, ka marrë masat e duhura në këtë drejtim. „Me këtë rast ne mbështetemi në përvojat tona nga lufta e Kosovës, kur në Zvicër patën emigruar 50.000 njerëz“.
Ajo ka shtuar se për të menaxhuar krizën e mundshme të refugjatëve, ka shumë rëndësi bashkëpunimi i ngushtë me shtetet e Zonës së Shengenit. „Sikur të detyroheshin që ne, të vetëm, të analizonim dhe të ndërmerrnim masat, nuk do t`ia dilnim“, ka thënë Sommaruga në NZZ am Sonntag.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













