Shkurt.ch
Prezantohet komiteti kundër të ardhurave pa punë
Në komitet bëjnë pjesë të gjitha partitë përveç Partisë së Gjelbër. Pra: FDP/PLR, SVP/UDC, SP/PS, CVP/PDC, GLP dhe BDP
Pas prezantimit të argumenteve të iniciativës për të ardhurat e pakushtëzuara (pagave pa punuar), është krijuar edhe një komitet për kundërshtimin e kësaj iniciative. I ashtuquajturi “Komiteti JO”, ka treguar të mërkurën para mediave në Bernë arsyet që flasin kundër iniciativës në fjalë, shkruan srf.ch.
Sipas tij, iniciativa rrezikon mirëqenien e arritur në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj sipas komitetit të ri, me këtë iniciativë vihen në pyetje vlerat zvicerane si performanca e mirë dhe vetëpërgjegjësia.
“Komitetin JO” e përbëjnë përfaqësues nga të gjitha partitë e përfaqësuara në parlamentin e Zvicrës përveç Partisë së Gjelbër. Pra aty bëjnë pjesë: FDP/PLR, SVP/UDC, SP/PS, CVP/PDC, GLP dhe BDP.
Siç dihet, për këtë iniciativë populli do të votojë më 5 qershor. Në rast se ajo do të fitonte, të gjithë njerëzit që jetojnë në Zvicër, pavarësisht nëse nuk do të punonin, do të merrnin të ardhura, përcjell albinfo.ch. Teksti i iniciativës e lë të hapur shumën që do të kishin këto të ardhura por është përmendur shuma prej 2500 frangash për një person të rritur.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















