Sport
“SRF”, dokumentar për Shqipërinë
“E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, shprehet Cana
Televizioni i njohur zviceran, “SRF” ka realizuar një dokumentar për Kombëtaren shqiptare që për herë të parë u kualifikua në një Kampionat Evropian, shkruan albinfo.ch.
Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana që flet: “Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, derisa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t’u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0. “E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, thekson më tutje Cana. Trajneri De Biasi theksoi se asgjë nuk është e pamundur dhe besuan nga fillimi deri në fund.
Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














