Tematike
Manifestim i zbehtë për pavarësinë e Kosovës në Cyrih
Konsullja e Kosovës në Cyrih, Dhurata Selimi, ka qenë e privilegjuar që për herë të parë ishte nikoqire e korit diplomatik të akredituar në këtë kanton të Zvicrës dhe e institucioneve zvicerane, si entet e migracionit dhe të policisë, në shënimin e përvjetorit të tretë të pavarësisë së Kosovës.
Konsullja bashkë me diplomatët e tjerë kosovarë në Cyrih organizuan një solemnitet rasti për të shënuar për herë të parë pavarësinë e vendit të tyre.
Me gjithë vështirësitë politike në Kosovë, prania e shumicës së zyrtarëve zviceranë në këtë manifestim për konsullen Selim tregon se ata kanë pranuar të vazhdojnë bashkëpunimin me Kosovën.
© albinfo.ch
Por, ajo ka pranuar që raporti i senatorit zviceran, Dick Marti, ka ndikuar në zbehjen e këtij solemniteti.
“Raporti i Dick Martit ka ndikuar edhe në Zvicër, por nuk e di se si do të kishte qenë vitin e kaluar një manifestim i tillë, ngase në Cyrih po shënohet për herë të parë përvjetori i tretë i pavarësisë së Kosovës. Po vërehet se është treguar një interesim i zbehtë nga institucionet zvicerane për shkak të raportit të Dick Martit, që ka ndikuar relativisht shumë në imazhin e Kosoves”, ka thënë konsullja Selimi.
Ndryshe mendon zëvendësambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Artana Bardhi.
Ajo ka mohuar që raporti i Dick Martit ka ndikuar në prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
“Raporti i Dick Martit nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Qeverisë zvicerane, këtë e kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane për ambasadën tonë dhe Qeverinë e Kosovës. Kosova ka raporte të mira biletarale me Zvicrën. Dhe, ne jemi të përkushtuar ta thellojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen”, ka thënë për Albinfo.ch zëvendësambasadorja Bardhi.
Por, ajo fajëson më shumë shtypin e këtushëm që, sipas saj, ka dhënë efekt në këtë drejtim.
“Shtypi ka bërë efektin e vet. Por, ne shumë herë kemi bërë të ditur se jemi të hapur të zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, ka thënë diplomatja Bardhi.
Në solemnitetin e pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Konsullata në Cyrih ishin të pranishëm edhe konsuj të vendeve që nuk e kanë pranuar ende shtetin e Kosovës.
Në takime me diplomatë kosovarë ata pranuan se do të angazhohen në vendet që i përfaqësojnë ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten











