Kultura
Paris: Një çmim special për librin e Driton Kajtazit
Me rastin e hapjes së edicionit të “Sallonit të librit nga Ballkani”, Driton Kajtazi, drejtor i Institutit ISEAL (Instituti zviceran i studimeve shqiptare), mori çmimin special të publikut për librin e tij «Alba aime les lettres». Po ky libër ka zënë vendin e dytë si libri më i votuar nga personat në internet, edhe pse, siç pohon autori, ai nuk ka Facebook.
Edicioni i vitit 2016 dha mundësinë për herë të parë dhënien e «çmimit letrar të sallonit të librit nga Ballkani», një çmim i përcaktuar kësaj radhe drejtpërdrejt nga përzgjedhja e lexuesve, të cilët duhet të japin vlerësimin e tyre në mes të pesëmbëdhjetë librave të autorëve me prejardhje nga Ballkani.
Falë iniciativës së shoqatës kulturore “Albania” mbahet çdo vit në Paris nga viti 2010 një ngjarje kulturore dhe letrare e titulluar «Salloni i librit nga Ballkani».
Kjo ngjarje, e vetmja në Francë, e cila i përkushtohet kësaj pjese të Evropës, ka për qëllim të paraqesë shtetet e Ballkanit ndryshe. Ajo ka për qëllim t’i tregojë publikut francez cilat janë elementet e përbashkëta në kulturën e vendeve të ndryshme të Ballkanit, siç janë historia, politika, gjuhët dhe fetë.
Kjo ngjarje, e mbështetur që nga fillimi nga Qendra Kombëtare e Librit (Centre national du livre), u zhvilluar këtë vit më 27 dhe 28 maj në Paris, me temën «Ballkani ndryshe».
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira


















