Shkurt.ch
Vetëvrasjet e drejtorëve ndryshojnë imazhin e Zvicrës
Numri jashtëzakonisht i madh i vetëvrasjeve të biznesmenëve në Zvicër ka detyruar komunitetin e biznesit thellësisht të imagjinojë se si biznesmenët në vendet e larta po përballen me stresin, ndërsa kompanitë e tyre janë duke luftuar për të ruajtur statusin e tyre në ekonominë globale, raportojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Vdekja e javës së kaluar e ish CEO i kompanisë së Sigurimeve Zuerich, Martin Senn, erdhi më pak se tre vjet pas vetëvrasjes së drejtorit financiar të kompanisë, Pierre Wauthier.
Wauthier në shënimin vetëvrasës ka deklaruar se ai ishte nën presion të madh nga administrata e presidentit Joseph Ackerman, por mbikëqyrësi i tij në hetim u shpall i pafajshëm.
Neville Martin, CEO i Dhomës së tregtisë zvicerano-emerikane, tha se komuniteti i biznesit ishte i tronditur nga vdekja e Senn dhe Wauthier dhe pyesin nëse ato mund të parandalohen.
“E vetmja gjë që ju mund të bëni është të bëni më shumë vëmendje të sinjaleve”, thotë ai.
Neville njihte edhe dy të tjerë, sikurse Carsten Schloter, kreu gjerman i kompanisë zvicerane i telekomunikacionit Swisscom, i cili mori jetën e tij në vitin 2003 dhe Alex Widmer, kreu i Bankës „Julius Baer“, i cili vrau veten në vitin 2008.
Fatet e tyre janë në kundërshtim me imazhin e Zvicrës si një nga vendet më të pasura dhe më të qëndrueshme në botë.
Shkalla e vetëvrasjeve në Zvicër është nën nivelin botëror, si në Gjermani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Neville tha se vetëvrasja mund të shpjegohet me kulturën zvicerane të punës.
Por, të tjerët flasin për menaxherët e prodhimit, në hendekun mes investitorëve shumë ambiciozë ndërkombëtarë dhe traditën konservatore zvicerane.
“Nëse nuk keni sukses, nga ju pritet të përjashtoheni nga bisedat dhe të heqni dorë nga të gjitha ambiciet e ardhshme. Nga ju pritet që të mos shfaqeni më”, tha Susan Kish, një ish-bankier në UBS.
Zvicra vitin e kaluar kishte pësuar rritjen më të ngadalshme ekonomike dhe nga një vlerë e lartë e frangut, i cili ka dëmtuar eksportet.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026














