Shkurt.ch
Fruktozat nuk zvogëlojnë dëshirën për sheqer
Edulkoranët ose fruktozat, të cilat përdoren masivisht për t’i dhënë një aromë apo shije të ëmbël ushqimeve, nuk zbresin dëshirën për të ngrënë ushqime të ëmbla. Një studim nga Universiteti i Lozanës (UNIL) paraqet këto rezultate në revistën “Nature Neuroscience”.
Një ekip shkencëtarësh në Lausanne ka identifikuar një rrjet të ri të neuroneve në minj që janë të përfshirë në rregullimin e sjelljeve në ushqim. “Këto neurone aktivizohen nga një rënie e glukozës në gjak dhe stimulojnë në këmbim kërkesën për ushqime kalorike të ëmbla”, shpjegon Gwenawl Labouèbe, përgjegjëse në Qendrën për Integrues Genomics (CIG) të UNIL-it.
“Hulumtimi ynë tregon se këto neurone kur aktivizohen nga mungesa e glukozës, ndërveprojnë me sistemin e shpërblimit për të rritur motivimin e kafshëve për të kërkuar edhe më shumë sheqer”.
Studiuesit zbuluan se aktiviteti i këtyre neuroneve zhduket me marrjen e glukozës. Thithja e të ashtuquajturve edulkoranëve ose të fruktozave nuk ndalon veprimtarinë e tyre, kështu që dëshira për të ngrënë sheqer vazhdon, gjë që provokon obezitetin.
Studimi është bazuar në përdorimin e teknikave të reja, të tilla si Elektrofiziologjia (studimi i aktivitetit elektrik të neuroneve) ose optogenetics (teknikë për të bërë neuronet e ndjeshme ballë dritës), por edhe përdorimin e minjve transzhenikë, thuhet në një deklaratë të UNIL-it, e botuar të martën, njoftonalbinfo.ch.
“Këto rezultate tregojnë kompleksitetin e mekanizmave që kontrollojnë kërkimin dhe gëlltitje të ushqimeve me sheqer. Ato gjithashtu theksojnë faktin se edulkoranët ose fruktozat, dy produkte të shtuara masivisht në ushqime të përpunuara, nuk mund të zvogëlojnë dëshirën për të ngrënë ushqime që përmbajnë sheqer “, thotë Bernard Thorens, profesor në IGC dhe drejtor i studimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













